ABSTRAKT
Antenat e tipit kulle jane objekte qe perdoren gjeresisht ne fushen e telekomunikacionit. Plotesimi i kerkesave te transmetimit dhe mbulimit ne fushen e telekomunikacionit ben qe ne te shumten e rasteve te kemi te bejme me ndertimin e kullave relativisht te larta ne zona te thella malore.Ne Shqiperi, jane ndertuar dhe vazhdohet te ndertohen objekte te shumta te tipit kulle per llogari te kompanive te ndryshme te telefonise fikse dhe asaj te levizshme. Duke patur parasysh kushtet e veshtira ne te cilat instalohen keto objekte, vazhdimisht ndertuesit perballen me probleme te ndryshme ne fazen e projektimit, zbatimit dhe shfrytezimit.Aspekti gjeoteknik i ndertimit te ketyre strukturave luan nje rol shume te rendesishem ne sigurimin e nje projektimi te sigurt, por qe nuk i kushtohet rendesia e nevojshme. Procesi i ndertimit te ketyre strukturave kerkon nga njera ane arritjen e cilesise maksimale te betonit per shkak te kushteve specifike ne te cilat gjenden dhe nga ana tjeter vete ndertimi paraqet veshtiresi ne arritjen e cilesise.Ne kete material jepen disa nga aspektet kryesore te ndertimit duke filluar qe ne fazen e projektimit, zbatimit si dhe rekomandime ne lidhje me rrezikun e degradimit te themeleve nga agjentet atmoseferike.